Politika 8 August 2026, 22:40 Nga VNA

Nga selfiet me Zelenskyn te heshtja për Kosovën: Çfarë thotë Tirana pas deklaratës në Beograd?

Ndaje në Whatsapp
Nga selfiet me Zelenskyn te heshtja për Kosovën: Çfarë

Sot në Beograd, Volodymyr Zelensky konfirmoi se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk ka ndryshuar: Kievi nuk e njeh pavarësinë e saj dhe respekton integritetin territorial të Serbisë.

Deklarata vjen pas takimit të tij me Aleksandër Vuçiç, në një moment kur Serbia vazhdon të ruajë marrëdhënie të kujdesshme me Moskën, por njëkohësisht kërkon të përfitojë nga afrimi me Kievin dhe Brukselin.

Pyetja tani është për Tiranën zyrtare: ata që e kanë pritur Zelenskyn me tapet të kuq, foto, buzëqeshje dhe deklarata entuziaste për “miqësinë” me Ukrainën, a kanë diçka për të thënë kur presidenti ukrainas përsërit nga Beogradi se Kosova mbetet jashtë njohjes së Kievit?

Sepse solidariteti me Ukrainën është i drejtë. Por solidariteti nuk mund të jetë një rrugë me një drejtim, ku Tirana duartroket, ndërsa Kievi ruan me kujdes pozicionin që i leverdis Serbisë.

Nëse politika shqiptare di të fotografohet me Zelenskyn, duhet të dijë edhe të flasë kur ai ia bën dhuratën diplomatike Vuçiçit: Kosovën jashtë njohjes ukrainase

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme