Kronika 14 January 2025, 12:23 Nga VNA

1 milion euro transaksione të paligjshme/ Arrestohet shtetasi turk në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
1 milion euro transaksione të paligjshme/ Arrestohet shtetasi turk në

Policia arreston një shtetas turk i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

F. K., 41 vjeç, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme