Kronika 13 January 2025, 18:01 Nga VNA

Vrasja e 56 vjeçarit, Bujar Nasufi, Policia gjen të djegur motorrin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 56 vjeçarit, Bujar Nasufi, Policia gjen të djegur motorrin

Policia ka gjetur në Kodrat e Sharrës motorrin që u përdor në vrasjen e Bujar Nasufit mbrëmjen e kaluar në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Njoftimi Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se:  Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin  ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme