Kronika 13 January 2025, 14:21 Nga VNA

Gjykata Posacme i komunikoi masën "arrest me burg" Kreshnik Farrukut

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Posacme i komunikoi masën "arrest me burg" Kreshnik

Gjykata e Posacme i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Kreshnik Farrukut Budllës, për akuzat e trafikut të kokainës dhe grup kriminal.

Në burg u lanë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Julian Kollcaku dhe Maksim Ndoci.

Kreshnik Farruku akuzohet se ka trafikuar tonelata drogë nga Amerika Latine drejt porteve të BE-së që kapin vlerat e miliona eurove. Farruku kërkohet dhe nga Italia për trafik droge dhe pas disa muajsh në kërkim, ai u vetëdorëzua në policinë e Durrësit. Një ditë më vonë u dërgua në arrest shtëpie dhe fill më pas SPAK firmosi urdhër të ri arresti për të. Farruku konsiderohet një prej njerëzve më të rëndësishëm të narkotrafikut. Grupi i tij kriminal ka aktivitet në Spanjë e Itali.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme