Kronika 12 January 2025, 12:19 Nga VNA

Rama: SPAK konfirmoi se Olsi Rama nuk ka lidhje me çështjen “Xibraka”

Ndaje në Whatsapp
Rama: SPAK konfirmoi se Olsi Rama nuk ka lidhje me çështjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në një konferencë për mediat lidhur me kallëzimin e bërë nga deputeti Gazment Bardhi ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, për përfshirjen në çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë.

Rama theksoi se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e përmendur në këtë çështje.

“Në atë dosje flitej për një person i cili nuk është identifikuar nga prokuroria. Sipas deklaratave të Gazment Bardhit, ky person ishte im vëlla. Kam bërë durim dhe nuk kam dashur të flas pa u shprehur drejtësia me provat e saj. Sot, është e qartë: SPAK ka vërtetuar se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me këtë rast,” tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se emri i vëllait të tij ishte përdorur vetëm për të sulmuar atë politikisht. “Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua,” u shpreh kryeministri.

Deklarata e Ramës vjen pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, që kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Olsi Ramës në këtë çështje.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme