Kronika 11 January 2025, 12:17 Nga VNA

Rreshje dëbore në veri të vendit, mungesë energjie në disa zona

Ndaje në Whatsapp
Rreshje dëbore në veri të vendit, mungesë energjie në

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit.

Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëborë ka pasur në Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin dhe në zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullim, por ka shkëputje të energjisë në disa fshatra.

Edhe territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

Probleme me energjinë elektrike ka në fshatrat Myhejan dhe Kërrnajë, Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme