Kronika 10 January 2025, 15:25 Nga VNA

Tensione në gjykatë/Do vriste “të fortin” e Vlorës, dënohen Leonard Luzi dhe dy bashkëpunëtorët

Ndaje në Whatsapp
Tensione në gjykatë/Do vriste “të fortin” e
 

Gjykata e Posaçme ka shpallur verdiktin për tre të pandehurit e akuzuar për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt më 7 gusht 2023.

Leonard Luzi, i akuzuar si organizator i atentatit, u dënua me 11 vite burgim; Muharrem Koroveshi me 10 vite burgim; ndërsa Amarildo Nikolli, i penduari i drejtësisë, u dënua me 7 vite e 4 muaj burg. Të tre të pandehurit përfituan ulje të një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjatë shpalljes së vendimit, Leonard Luzi kërcënoi të penduarin e drejtësisë, Amarildo Nikollin, duke i thënë: "Do ta shohësh edhe ti, Amarildo," dhe më pas goditi me grusht xhamin e kafazit. Tensione pati edhe nga ana e Muharrem Koroveshit.

Atentati ndaj Inez Hajrullës u parandalua falë arrestimit të Amarildo Nikollit, i cili ishte paguar për të kryer vrasjen. Nikolli u pendua dhe rrëfeu urdhëruesin e krimit dhe bashkëpunëtorin e tij.

Inez Hajrulla konsiderohet kreu i grupit kriminal që dikur drejtohej nga Edison Arizaj, i njohur si Edison Faqedjeguri, i cili u ekzekutua në vitin 2018 në Durrës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme