Kronika 10 January 2025, 21:37 Nga VNA

GJKKO dy seanca brenda ditës për Dritan Rexhepin

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dy seanca brenda ditës për Dritan Rexhepin

Në seancën e parë, të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata e Posaçme verifikoi masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar në mungesë ndaj tij, si një nga të akuzuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës janarin e vitit 2020.

Pasi konfirmoi këtë masë, gjykata vijoi seancën tjetër, publike, ku Rexhepi është i pandehur për krimin e para 4 viteve, ku dyshohet të jetë një nga porositësit e rrëmbimit. Në këtë proces me shtatë të pandehur, Rexhepi është i vetmi i arrestuar, pasi të tjerë janë në kërkim dhe po gjykohen në mungesë.

Në sallën e gjyqit, i akuzuari si kreu i një karteli shqiptar të trafikut të kuintalëve të kokainës nga Amerika Latine në Europë u shfaq me të njëjtin xhup të zi dhe xhinse me të cilat mbërriti në Rinas të mërkurën.

Para gjykatës Rexhepi konfirmoi gjenaralitetet dhe nuk shfaqi asnjë kundërshti mbi përbërjen e treshes gjykuese. “Jam shumë dakord”, tha ai teksa u pyet për të.

Më pas seanca u ndërpre për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve dhe u shty për më 24 janar. Gramoz Rexhepi, i njohur edhe me emrin Dritan, u ekstradua në Shqipëri pas më shumë se një viti nga arrestimi i tij në Stamboll, Turqi, vend ku ishte arratisur pasi lehtësoi një dënim me burg të marrë në Ekuador.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme