Kronika 12 January 2025, 14:38 Nga VNA

Kapet anije me kontrabandë nafte në Durrës, ndalohet “Aya Zanoubya” me flamur të Tanzanisë

Ndaje në Whatsapp
Kapet anije me kontrabandë nafte në Durrës, ndalohet “Aya

Një rast i kontrabandës së naftës është zbuluar në portin e Durrësit, ku një anije me flamur të Tanzanisë, e quajtur “Aya Zanoubya”, është ndaluar nga autoritetet shqiptare.

Burime nga dogana e Durrësit raportojnë se anija mbërriti më 7 janar në portin MBM të Porto Romanos me një ngarkesë të deklaruar si çimento, por hetimet kanë ngritur dyshime të forta se ajo ka transportuar karburant në mënyrë të paligjshme.

Policia, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ka zhvilluar një operacion që ka çuar në disa ndalime, ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve, anija është nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues gjatë rrugës, me qëllim realizimin e kontrabandës për përfitime financiare.

“Aya Zanoubya” është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me përmasa 81.72 metra gjatësi dhe 14.1 metra gjerësi. Aktualisht, ekuipazhi dhe pronari i saj janë nën hetim. Policia po vazhdon zbardhjen e plotë të skemës dhe organizimit të këtij aktiviteti të paligjshëm.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme