Kronika 14 January 2025, 10:36 Nga VNA

Operacioni “Ari i zi 2”: Kapen 400 000 litra naftë kontrabandë dhe arrestohen 6 persona

Ndaje në Whatsapp
Operacioni “Ari i zi 2”: Kapen 400 000 litra naftë

Në vijim të veprimeve për goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive të mëdha të naftës, nga Tunizia drejt Shqipërisë, Policia e Durrësit në bashkëpunim me strukturat doganore dhe Guardia di Finanza ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ari i zi 2”.

Gjatë kontrollit të anijes, në balastrat që shërbejnë për balancimin e saj, u zbuluan 400 000 litra naftë e dyshuar si e kontrabanduar nga Tunizia.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë 6 persona, përfshirë shtetas sirianë dhe shqiptarë:

•M. S., 56 vjeç, kapiten i anijes,

•W. B., 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë,

•H. B., 47 vjeç, shef i inxhinierëve,

•S. Sh., 25 vjeç, shef i ofiçinës,

•F. I., 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës,

•N. M., 34 vjeç, oficer i parë i anijes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit J. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe S. S., 32 vjeç, banues në Durrës. Policia vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Ndërkohë, 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit janë proceduar në gjendje të lirë, për përgjegjësinë e tyre në mirëmbajtjen e mjetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti të kontrabandës.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme