Kronika 13 January 2025, 20:10 Nga VNA

Gjendet i pajetë një person në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është vrarë

Ndaje në Whatsapp
Gjendet i pajetë një person në autostradën Fier-Vlorë,
Kristian Marku është 30-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas policisë rezulton se autorët e kanë qëlluar përgjatë 100 metrave dhe janë larguar me një automjet tip benz, që më pas është gjetur i djegur.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.      

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme