Kronika 13 January 2025, 22:37 Nga VNA

U ekzekutua në autostradën Fier-Vlorë, Kristjan Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen

Ndaje në Whatsapp
U ekzekutua në autostradën Fier-Vlorë, Kristjan Marku ishte nip i

Kristjan Marku u vra sot në një atentat Novoselë, në autostradën Vlorë-Fier. Siç bëhet me dije Marku është nipi i Martin Bardhit të vrarë në shtator të vitit 2023, në Rrëshen.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori 2023 teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.

Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.

Vrasja e Bardhit është dyshuar të ketë lidhje me një konflikt të mundshëm me familjen Reçi, megjithatë të pyetur nga policia këta të fundit e mohuan një lidhje të tillë.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme