Kronika 14 January 2025, 08:45 Nga VNA

Atentati në Vlorë, makina e ekzekutorëve me targat e vjedhura të makinës së një polici

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Vlorë, makina e ekzekutorëve me targat e vjedhura

Ky është automjeti i djegur qe u përdor ne vrasjen e Kristian Markut alias Bardhit në afërsi të Novoselës Vlorë. Makina u gjet e djegur gati 30 minuta pas vrasjes së 33-vjecarit nga Rrësheni. Nga verifikimet e bëra rezulton se makina kishte targat që i ishin vjedhur automjetit të një oficeri policie.

Sot hetuesit do të bëjnë kqyrje të saj me shpresën për të gjetur gjurmë të mundshme që mund ti ndihmojnë për të identifikuar ekzekutorët.

Kristian Marku alias Bardhi dyshohet të jetë viktimë e përplasjeve të fisit të tij me atë Reci në Rrëshen. Mbrëmjen e kaluar në Rrëshen u bënë kontrolle të shumta dhe shoqëruan persona për tu marrë në pyetje. Viktima rezultonte me precedentë penalë.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme