Kronika 14 January 2025, 11:05 Nga VNA

Ekzekutimi i Kristian Markut/ Policia shoqëron katër persona, pista kryesore hakmarrja mes dy familjeve

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Kristian Markut/ Policia shoqëron katër persona, pista

Policia ka shoqëruar katër persona në Rrëshen lidhur me atentatin e ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën 30-vjeçari Kristian Marku. Viktima u gjet i pajetë në autostradën Fier-Vlorë, pasi makina e tij u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendngjarje janë gjetur nëntë gëzhoja dhe një tjetër disa metra më tej. Sipas hetimeve, tre nga plumbat kanë goditur Markun, duke i shkaktuar vdekjen. Pas atentatit, automjeti i autorëve të dyshuar, që besohet të kenë qenë tre persona, është gjetur i djegur.

Kristian Marku, i cili kishte precedentë penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, është identifikuar si nipi i Martin Bardhit (i njohur si Marjan Marku).

Në vitin 2023, Kristian dhe Marjan Marku ishin përfshirë në një atentat ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, në Rrëshen. Policia dyshon se atentati i djeshëm lidhet me një hakmarrje mes dy familjeve në këtë qytet. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme