Kronika 4 June 2026, 09:21 Nga VNA

Zbardhet dosja, ja përse ishte dënuar Violand Braçellari. Sot vrau një polic e plagosi një tjetër

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dosja, ja përse ishte dënuar Violand Braçellari. Sot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lozhan të Maliqit, ku një person i shpallur në kërkim ka vrarë efektivin e policisë Enea Mekolli dhe ka plagosur punonjësin tjetër të policisë, Edison Adri.

Autori i dyshuar është identifikuar si Violand Braçellari, 43 vjeç, i cili rezultonte në kërkim prej vitit 2017 për llogari të Policisë së Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, policia kishte marrë të dhëna se Braçellari ndodhej në banesën e tij. Pas lokalizimit, Forcat “Shqiponja” kanë hartuar planin operacional dhe kanë rrethuar banesën me qëllim arrestimin e tij.

Në momentin kur efektivët janë afruar pranë shtëpisë, 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Për pasojë, ka humbur jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa është plagosur polici Edison Adri.

Policia i është kundërpërgjigjur me armë, duke plagosur autorin e dyshuar. Në vendin e ngjarjes është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Braçellari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në një vendim të Gjykatës së Lartë, të datës 25 janar 2024, rezulton se ai ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sipas vendimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 657, datë 19 dhjetor 2017, e kishte deklaruar fajtor Violand Braçellarin dhe e kishte dënuar me 10 vite burg. Vendimi ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Korçë më 17 korrik 2018.

Në dosjen gjyqësore përmendet një procedim penal i vitit 2015, ku Braçellari akuzohej për përfshirje në prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Sipas vendimit, gjatë kontrolleve të kryera në atë kohë, në banesën në përdorim të tij në fshatin Lozhan i Sipërm, ishin gjetur mbetje bimore të dyshuara si cannabis sativa.

Gjykatat kanë vlerësuar si prova edhe komunikimet e gjetura në telefonin e tij, ku sipas vendimit rezultonin biseda për tharje dhe transport të lëndës narkotike, si dhe fotografi që dokumentonin parcelë, vjelje, tharje dhe transport të saj.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata e shkallës së parë kishte theksuar se Braçellari rezultonte i dënuar edhe më herët, në vitin 2013, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Pas ankimit dhe rekursit të paraqitur nga Braçellari, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi më 25 janar 2024 mospranimin e rekursit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë.

Ngjarja e sotme në Maliq, ku humbi jetën efektivi Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur Edison Adri, është tashmë në hetim nga autoritetet, ndërsa pritet zbardhja e plotë e dinamikës së operacionit dhe rrethanave në të cilat u qëllua ndaj punonjësve të policisë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme