Kronika 3 June 2026, 14:55 Nga VNA

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkohen dënime me burg dhe gjoba

Ndaje në Whatsapp
SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt,

SPAK paraqiti këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretencën për një fraksion të veçuar të dosjes penale që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë proces janë përfshirë tetë të pandehur, të cilët kanë zgjedhur të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe akuzohen si bashkëpunëtorë të Veliajt.

Sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, për Fatmir Bektashin u kërkua dënimi me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe pezullimi nga ushtrimi i funksioneve në interes publik. Për kompaninë e tij, “Kontakt” sh.p.k., SPAK kërkoi gjobë në vlerën 583 mijë lekë.

Për Ina Goxhajn u kërkua dënimi me 7 vite burg, i reduktuar në 4 vite e 8 muaj, me pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vendosje në shërbim prove për 5 vite. I njëjti dënim u kërkua edhe për biznesmenin Elman Abule, i cili përfiton ulje në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Frosina Bollon u kërkua 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj, ndërsa për organizatën jofitimprurëse “Frobolus” u kërkua gjobë prej 500 mijë lekësh, e reduktuar në 333 mijë lekë.

Për Adela Kondakçin, SPAK kërkoi 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj, duke kërkuar përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit. Ndërkohë, për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka u kërkua gjobë prej 600 mijë lekësh, e reduktuar në 400 mijë lekë, ndërsa për Flutura Xhanin gjobë prej 60 mijë lekësh, e reduktuar në 40 mijë lekë.

Për Fatjon Baçin u kërkua dënimi me 5 vite burg, i reduktuar në 3 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, me pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vendosje në shërbim prove.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme