Kronika 2 June 2026, 12:57 Nga VNA

Grabitje me armë në një bankë në Tiranë, autori merr një shumë parash dhe largohet

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-02 at 1.06.14 PM.jpeg

Një grabitje e armatosur është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një filial të OTP Bank në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:26 në rrugën “Gjin Bue Shpata”, pranë zonës së stadiumit “Dinamo”, ku një person i maskuar ka arritur të marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës.

Sipas të dhënave paraprake, autori ka mbërritur pranë bankës me një skuter, duke ardhur nga drejtimi i kryqëzimit të “Komunës së Parisit”. Pasi ka parkuar mjetin jashtë ambienteve të filialit, ai ka hyrë menjëherë në bankë dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohet të ketë qenë armë zjarri, ka detyruar punonjësit t’i dorëzojnë një shumë parash, vlera e së cilës ende nuk është bërë publike.

Pas kryerjes së grabitjes, personi i maskuar është larguar me shpejtësi me të njëjtin skuter. Sipas informacioneve, ai ka lëvizur fillimisht në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina”, me qëllim humbjen e gjurmëve, ndërsa më pas itinerari i arratisjes ka vijuar drejt zonës së ish-Bllokut.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, policia ka ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore dhe ka angazhuar strukturat operacionale për identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjithashtu, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në bankë dhe në zonat përreth, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve të autorit para dhe pas grabitjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme