Kronika 3 June 2026, 11:05 Nga VNA

Pas Geraldo Bibës, arrestohen edhe dy personat që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Ndaje në Whatsapp
Pas Geraldo Bibës, arrestohen edhe dy personat që

Pas Geraldo Bibës, pronarit në hije të Major Security, policia arreston dy punonjësit e tjerë që tërhoqën zvarrë një protestues në Zvërnec. Incidenti u shoqërua me protesta të forta.

Vlorë

Vijojnë hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë autorët e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec.

Ndalohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që tërhoqën me forcë pjesëmarrësin në tubim.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave dhe përgjegjësive për këtë ngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit A. G., 35 vjeç, dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Të dy akuzohen se, në bashkëpunim me shtetasin G. B. (i arrestuar më herët), kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e ndaluar, A. G. dhe G. V., nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme