Kronika 4 June 2026, 08:55 Nga VNA

E rëndë në Maliq/ I kërkuari vret një polic dhe plagos një tjetër gjatë operacionit për arrestimin e tij

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Maliq/ I kërkuari vret një polic dhe plagos

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Maliq të Korçës, ku një person i kërkuar vrau një polic dhe plagosi një tjetër.

Burime pranë grupit hetimor thanë për VNA se policia mori informacion se i kërkuari Violand Bracellari ishte strehuar në banesën e tij. Forcat Shqiponja hartuan një plan operacional duke rrethuar banesën për ta vënë në pranga.

Me të mbërritur pranë shtëpisë së 42-vjeçarit, ai ka qëlluar me armë, duke vrarë punonjësin e policisë Enea Mekolli, ndërsa ka plagosur efektivin tjetër, Edison Adri.

Policia është kundërpërgjigjur me armë, duke e plagosur autorin.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme