Kronika 3 June 2026, 15:00 Nga VNA

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë kushte më të mira dhe pagën e 13-të

Ndaje në Whatsapp
Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë

Minatorët e Bulqizës janë ngritur në protestë dhe kanë bojkotuar punën, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës në minierë dhe respektimin e detyrimeve ndaj tyre.

Përmes këtij reagimi, punonjësit kanë shprehur pakënaqësinë për kushtet në të cilat punojnë çdo ditë në një nga sektorët më të vështirë dhe më të rrezikshëm të ekonomisë shqiptare. Krahas përmirësimit të kushteve të sigurisë dhe punës, ata kërkojnë edhe marrjen e plotë të pagës së 13-të.

Protesta vjen në një kohë kur minatorët vijojnë të ngrenë shqetësime për trajtimin e tyre dhe përmbushjen e të drejtave ekonomike që, sipas tyre, u takojnë.

Miniera e Bulqizës administrohet nga Yildirim Holding, një nga kompanitë më të mëdha të angazhuara në sektorin minerar në Shqipëri. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga kompania lidhur me kërkesat e minatorëve dhe bojkotin e punës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme