Autori i dyshuar i vrasjes së turistit francez në Ksamil, Sokrat Vata, rezulton se është edhe vetë i plagosur.
Vata u arrestua teksa ishte fshehur në bagazhin e një automjeti, në përpjekje për t’u larguar pas ngjarjes.
Aktualisht, ai dhe dy shtetasit turq që ndodheshin në automjet janë në Komisariatin e Policisë së Vlorës, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.






















