Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën pasi u godit me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.
Policia ka dyshime se konflikti që përfundoi me vrasjen e të riut mund të ketë nisur pas një sherri për një vajzë.
Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari për vrasjen është Sokrat Vata, i cili dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale.
Vata mësohet se ishte punonjës i “Principote”.Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar, ndërsa Policia ka ngritur postblloqe dhe po kryen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Vata rezulton një emër i njohur më parë për drejtësinë britanike. Në shtator të vitit 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi atë me 5 vite burg.






















