Kronika 5 Prill 2025, 09:53 Nga VNA

Vrasja e shqiptares, nëna e Mark Samson nuk e donte Ilaria Sulën në shtëpi: "Ma shpërqendronte djalin". Tani po hetohet edhe ajo

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e shqiptares, nëna e Mark Samson nuk e donte Ilaria Sulën

  • Gruaja dhe burri i saj, punëtor shtëpie, mund të hetohen së shpejti për bashkëpunim në vrasje dhe fshehje të kufomës. Marrëdhënia e vështirë me ish-të dashurën e të arrestuarit dhe deklaratat e rreme: "Nuk vura re asgjë".

Nuk e shihte me sy të mirë. Aq sa nuk e donte nëpër shtëpi. Një qëndrim që ndoshta nuk ishte vetëm rezultat i një qëndrimi kulturor të Nors Mazlapan, nënës së Mark Samson, por mund të fshihte diçka më tepër. Një lloj urrejtjeje ndaj Ilaria Sula-s, e cila për një vit frekuentoi mini-apartamentin e familjes filipinase në rrugën  Homs. «Nuk doja që Mark të sillte gjithmonë Ilaria-n në shtëpi. Kisha frikë se do t'a shpërqendronte shumë: djali im duhet të fokusohet te studimet». Kjo është përmbajtja e rrëfimeve të nënës së të riut që tani ndodhet në burg për vrasjen e studentes nga Terni, e cila më pas u hodh në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina, pasi u ther për vdekje mes 25 dhe 26 marsit, pikërisht në banesën e familjes Samson në lagjen Africana.

Vetëm një lule për vajzën e vrarë Me kalimin e ditëve, roli i nënës së Mark, i cili po diplomohej në Arkitekturë dhe e ka pranuar fajin mes shumë kontradiktash, po bëhet gjithnjë e më qendror: ajo rrezikon seriozisht të hetohet së bashku me bashkëshortin Rik Samson për bashkëpunim në vrasje me dashje dhe fshehje të trupit. Dhe tensioni po rritet në lagje, brenda komunitetit të madh filipinas: xhaxhai Emilio largohet me motor sapo sheh gazetarët, madje edhe ata nga vendi i tij, të cilët kanë filluar të interesohen për një rast që që në fillim ka tejkaluar kufijtë e qytetit. Por në vendin ku u vra Ilaria, ka vetëm një lule, një karafil rozë. «Po flija, nuk kam vënë re asgjë. Dhe ditën tjetër dola jashtë», mësohet të ketë thënë gruaja, shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e skuadrës kriminale të udhëhequr nga Roberto Pititto – një marrje në pyetje që nuk përjashtohet të përsëritet. Situata është në zhvillim. Ka skepticizëm ndaj versioneve të dhëna si nga gruaja, ashtu edhe nga bashkëshorti i saj, një punëtor shtëpie në një familje në veri të Romës. "Ishim në shtëpi, e dinim që vajza ishte me Mark" «Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të takuar Mark», kanë konfirmuar së fundmi prindërit, edhe pse në një moment babai kishte deklaruar se kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri ditën tjetër. Pra, pas gati dy javësh nga vrasja, prindërit e ish-të dashurit të viktimës nuk kanë arritur ende të shpjegojnë me siguri çfarë kanë bërë në ato 24 orë dhe çfarë roli kanë pasur në veprimet e të birit: vrasjen e vajzës, e cila ishte mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas - ditën - futjen e trupit në një valixhe, pasi e mbështolli me një qese plastike, ngarkimin në makinën e familjes – në rrugë, jo në ndonjë garazh – dhe më pas hedhjen në një greminë 40 kilometra larg Romës. "Asnjë britmë, asnjë zë" «Nuk kemi dëgjuar asnjë zhurmë, asnjë ankesë nga dhoma e Mark-ut», mësohet të kenë thënë prindërit për policinë. Ndoshta kjo është e vetmja deklaratë e besueshme, pasi edhe të gjithë banorët e pallatit dhe ata të ndërtesës ngjitur – shumë prej tyre filipinas, përfshirë xhaxhain e vrasësit, Emilio – kanë thënë se nuk kanë dëgjuar asnjë britmë nga apartamenti i Samsonëve në katin përdhe. Për gjithçka tjetër, dyshimet ndaj Nors dhe Rik konsiderohen mëse të justifikuara, edhe sepse duket tërësisht e pazakontë që Mark t'a ketë bërë të gjithën vetëm. Tani edhe marrëdhënia midis nënës dhe ish-të dashurës është në qendër të hetimeve. Xhelozia e nënës së Mark ndaj Ilaria-s Më shumë se thjesht grindje, një armiqësi e heshtur ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me besimin e gruas. Me siguri, një qëndrim nënash, një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin, ndoshta edhe diçka më shumë që ka dalë gjatë marrjes në pyetje, por që tani duhet kuptuar nëse ka ndikuar në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku me gjithë pastrimin e thellë, u gjet gjaku i Ilaria-s. E goditur në qafë, në befasi ose gjatë gjumit, nga dikush që ishte pas saj me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe bashkëshorti i saj flinin të qetë.

Burimi: Corriere della Sera

Video

Një avion ushtarak turk mallrash C-130, që udhëtonte nga Azerbajxhani drejt Turqisë, është rrëzuar në një zonë malore në kufirin Gjeorgji-Azerbajxhan. Në bord ndodheshin 20 persona, pasagjerë dhe ekuipazh, ndërsa autoritetet turke dhe gjeorgjiane po zhvillojnë operacione të përbashkëta kërkim-shpëtimi. Shkaku i rrëzimit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa Ministria e Mbrojtjes kërkoi që publiku të mbështetet vetëm në informacionet zyrtare.

Automjeti i djegur që dyshohet se u përdor në atentatin e sotëm në Rinas, është gjetur në fshatin Halilaj, rreth 3 km larg rrugës nacionale. Autorët e dyshuar i kanë vënë flakën automjetit pas një kodrine, dhe më pas janë larguar. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.

Këto janë pamjet e para nga atentati i ndodhur pak më parë pranë Aeroportit të Rinasit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një person dhe u plagos një tjetër. https://www.vna.al/kronika/-tek-rrethrrotullimi-i-rinasit-dyshohet-per--i16755

Këto janë pamjet e para nga atentati i ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku si pasojë ka mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Muçi Shaljani.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme