Kronika 1 February 2025, 10:55 Nga VNA

Vodhën 1000 euro në Zall Mner arrestohen dy nga të dyshuarit, ndërsa një i tretë shpallet në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Vodhën 1000 euro në Zall Mner arrestohen dy nga të dyshuarit,

I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J. Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme