Kronika 31 January 2025, 10:56 Nga VNA

"Dosja Partizani" nis seanca paraprake për kreun e PD, Berisha

Ndaje në Whatsapp
"Dosja Partizani" nis seanca paraprake për kreun e PD, Berisha

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë. Në seancën e sotme do të vijojnë sërish të japin argumentat e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit. Pas tij do të flasin avokatët e Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, si dhe dy shoqërive Homeplan shkp dhe kontakt shpk. Kjo seanca pritet të zgjasë deri në orën 16:00 kur të përfundoj orari zyrtar, për të rifilluar më datë 5 shkurt. Të pandehurit Berisha dhe dhëndrri i tij Malltezi, nuk janë paraqitur seancën e sotme, por përfaqësohen nga avokatët. Ish-kryeministri ndërkohë do të udhëtojë drejt Gjermanisë dhe nuk do të jetë në SPAK me datën 3 shkurt. Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme