Kronika 30 January 2025, 21:33 Nga VNA

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli, kapet edhe 28-vjeçari në Londër, vëllai u arrestua në Kolumbi

Ndaje në Whatsapp
Trafiku i armëve Shqipëri-Angli, kapet edhe 28-vjeçari në

Pas arrestimit në Kolumbi disa ditë më parë të Almir Gjidiaj, i vëllai i tij i kërkuar nga SPAK për dosjen e trafikut të armëve drejt Anglisë është prangosur në Londër.

Hetimet e SPAK në bashkëpunim me Interpol Tiranën mundësuan arrestimin në Londër të një shqiptari të akuzuar për trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër disponuar nga Top Channel tregojnë se përpara kësaj gjykate ka dalë Alban Gjidiaj 28 vjeç.

Ai kërkohet nga SPAK nën dyshimin se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët në bashkëpunim në 10 Prill 2023 tentuan kalimin e një sasie armësh dhe municioni drejt Britanisë së Madhe. Alban Gjidiaj është ndaluar nga policia Metropolitane e Londrës në zonën e Barnet në veri të kryeqytetit britanik.

Gjykata e pranoi kërkesën që Gjidiaj ta ndjekë procesin e ekstradimit me kusht pas dorëzimit të pasaportës dhe një garancie monetare 5.000 stërlina ofruar nga një i afërm. Ai do të rikthehet në këtë gjykatë më 26 Shkurt.

Në Gusht të vitit të shkuar përmes operacionit ‘Inkorporimi’ prokurorët e SPAK dhe Agjentët e BKH në bashkëpunim ne skuadrën operacionale arrestuan në Tiranë tre persona. U sekuestruan një sasi armësh të cilat fshiheshin nëpër mobilie e dërgoheshin me furgonë drejt Anglisë.

Arsenali i armëve të sekuestruara përbëhej prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.

Në këtë operacion në Tiranë u arrestuan Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj. Tre të tjerë u shpallën në kërkim dy prej të cilëve njëri në Kolumbi dhe tjetri në Londër tashmë të arrestuar si pjesë e kësaj dosje./Top Channel/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme