Kronika 29 Janar 2025, 23:03 Nga VNA

“Strategjia synon parandalimin e krimit zgjedhor”, Klodiana Lala flet për ‘task forcën’ e SPAK: Monitorimi financiar, pika më e rëndësishme

Ndaje në Whatsapp
“Strategjia synon parandalimin e krimit zgjedhor”, Klodiana Lala

SPAK njoftoi sot ngritjen e një Task force hetimore për hetimin e krimeve zgjedhore, e cila dotë ketë grupe pune në 12 qarte dhe 61 bashki.

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin "Open", ka zbuluar detaje nga kjo task-frocë, duke treguar se cilat janë risitë.

“Rastet e krimeve zgjedhore janë raste që nuk janë hetuar si duhet. Kujtojmë dosjen 339 dhe 184 ku u bë i qartë krimi zgjedhor. Në këtë kuptim prej kohesh flitet që krimi zgjedhor prej kohësh duhej të ishte në fokus të SPAK.

Mendoj se deri më sot nuk ka patur vullnet për hetimin e krimit zgjedhor. Kjo strategji parasheh edhe parandalimin e krimeve zgjedhore, që duke një ide e mirë. Çështja është si do të implementohet në terren.

Çështja  parë që duhet të ndalemi ka të bëjë me mënyrën sesi do të renditen kandidatët në listë. A do të ketë dorë krimi i organizuar? Këtë duhet të na e sqarojë SPAK.

Së dyti, duhet të sqarojë sesi do të bëjë monitorimin financiar. Kam konstatuar se fushatat në Shqipëri janë shumë të shtrenjta, kanë aktivitete luksi, ndërsa partitë politike depozitojnë shumë të vogla parash pranë KQZ.

Ideja nuk është e SPAK, e detyron ligji të hetojë rastet e krimit zgjedhor dhe të hetojë njerëzit e krimit të organizuar.

Strategjia ka disa risi dhe uroj që të zbatohet në terren. Një prej tyre është struktura kryesore në SPAK që do drejtohet nga Altin Dumani. E dytë për herë të parë do të ketë grup pune në terren, në 12 qarqe dhe 61 bashki që do marrin kontakte m persona që mund të japin informacione për personat që kryejnë krimin zgjedhor.

Do të ketë një komunikim online, ku do ketë jo vetëm kallëzim dhe sinjalizime.

Monitorimi financiar, pika më e rëndësishme. Sipas asaj që SPAK ka bërë deri më tani, ka një urdhër nga Dumani që flet për metoda proaktive. Një grup pune, që do jetë brenda SPAK dhe do koordinojë punën në nivel vendor, do të monitorojë përdormin e buxhetit dhe investimet publike” -

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme