Kronika 29 January 2025, 12:33 Nga VNA

Finalizohet operacioni “Luxury Cars”, goditet trafiku i automjeteve luksoze të vjedhura

Ndaje në Whatsapp
Finalizohet operacioni “Luxury Cars”, goditet trafiku i automjeteve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Luxury Cars”, duke goditur një rrjet kriminal që trafikonte automjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar shtetasi italian D. S., 37 vjeç, ndërsa vëllai i tij, F. S., po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë aksionit u sekuestruan dy automjete luksoze, një Audi Q3 dhe një BMW X6, me vlerë rreth 150,000 euro. Hetimet treguan se të dy vëllezërit kishin krijuar një skemë trafiku, duke sjellë në Shqipëri makina të vjedhura kryesisht në Itali.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas. Policia vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme