Kronika 28 Janar 2025, 18:28 Nga VNA

I akuzuar për masakrën e Beratit në 1997, Gjykata dënon me 25 vite burg Bujo Çamin

Ndaje në Whatsapp
I akuzuar për masakrën e Beratit në 1997, Gjykata dënon me

Gjykata e Beratit dënoi me 25 vite burgim Bynjamin Hajron i njohur si Bujo Çami. Gjykata vendosi t’i kthejë masën e arrestit me burg. Bujo Çami ndodhej nën masën e arrestit ne shtëpi.

Historia e plotë e ribotuar më herët nga VNA

Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami, rrezikon dënimin me 25 vite burg për një nga masakrat e ndodhura në Berat në vitin e mbrapshtë 1997, ku Banda e Vakëfit rrëmbeu, torturoi dhe dogji të gjallë Arjan Avdullain dhe Eduart Pemën.

Hetimet për masakrën e ndodhur më 3 qershor 1997, në orën 10:30, në lagjen “Jani Vruho” të Beratit, u pezulluan dy vite pas ngjarjes, por u rifilluan në 2012 pas dëshmisë së dhënë nga vëllai i viktimës Eduart Pema, i cili ishte dëshmitar okular i krimit makabër.

Ai ka treguar me hollësi ngjarjen dhe motivet që çuan në vrasjen e vëllait të tij, ku ka bërë ndër të tjera përgjegjës Byniamin Hajron. Prokuroria ka urdhëruar zhvarrimin e dy viktimave, pasi në kohën e ngjarjes, për shkak të trazirave, kjo procedurë nuk ishte kryer.

Ditën kur do të kryhej zhvarrimi, babai i viktimës, Arjan Avdullai, deklaroi se nuk ishte dakord të kryhej një procedurë e tillë dhe se nuk ishte në dijeni të autorëve të vrasjes së djalit. Asokohe ata nuk dhanë dëshmi pasi ishin kërcënuar me jetë dhe ishin larguar jashtë vendit. Por gjatë rigjykimit të çështjes, prindërit e Avdullait dëshmuan në procesin ndaj Byniamin Hajros.

Pas kryerjes së aktit të ekspertimit, ku rezultoi se viktimat ishin dhunuar barbarisht, ishin qëlluar me armë dhe më pas djegur, prokuroria asokohe ka ripyetur të gjithë dëshmitarët e ngjarjes.

Aktakuza për 4 të pandehur

Në 2013, prokuroria akuzoi si autorë të veprës penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve Eduart Pema dhe Arjan Avdullai: Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri, Byniamin Hajro dhe Gazmend Hoxha. Në dhjetor të 2013-ës u bë arrestimi i Kudret Zhukës, ndërsa Kastriot Frashërit iu komunikua masa në burg. Ndërsa Byniamin Hajro dhe Gazmend Hoxha u shpallën në kërkim.

Në 2014, autoritetet gjermane informuan prokurorinë se kishin refuzuar ekstradimin për Gazmend Hoxhën.

Gjatë procesit, të pandehurit synuan të rrëzonin dëshminë e R. Pemës, vëllait të viktimës, duke pretenduar se ai kishte probleme psikike dhe ishte i paaftë për të dhënë deklarime.

Por ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët ekzaminuan R. Pemën, dolën në përfundimin se:

  1. Ronaldo Pema nuk vuan nga sëmundje mendore dhe percepton drejt realitetin.
  2. Ai nuk paraqet probleme të shëndetit mendor që ta pengojnë atë për të dhënë dëshmi.

Dëshmia e vëllait të viktimës

“Edmond Pemën e kam vëlla. Ka vdekur në vitin 1997 me armë zjarri, të cilin e kanë vrarë katër të pandehurit. E kanë detyruar dhe futur në një Benz të bardhë, e kanë çuar në një garazh dhe e kanë masakruar… ishte 2 qershor… Unë isha 13 vjeç.

(…) Në mëngjes na lajmëruan prapë dhe vajtëm i morëm me barelë. Kur vajta në mëngjes pashë këta të katër që po u vinin zjarrin dhe i dogjën.”

Procesi gjyqësor

Mbi bazën e dëshmisë së tij dhe provave të tjera, Gjykata e Beratit vendosi në 2015 të shpallë të pafajshëm të pandehurit Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri, Byniamin Hajri dhe Gazmend Hoxha.

Në 2017, Apeli i Vlorës la në fuqi vendimin për tre të pandehurit, ndërsa dënoi me 20 vite burgim Byniamin Hajron.

Rigjykimi

Gjatë rigjykimit të çështjes, janë pyetur familjarët e viktimave, dëshmitarë okularë dhe ish-zyrtarë të lartë të policisë. Prokurorët arsyetojnë se dëshmia e vëllait të viktimës përputhet me aktin e ekspertimit dhe të dhëna të tjera që provojnë se Byniamin Hajro është autor i vrasjes së dyfishtë, duke kërkuar dënimin e tij me 25 vite burgim. Ja çfarë deklarojnë nënat e viktimave:

Hamite Pema, nëna e Eduart Pemës

“Eduart Pema është djali im. Dua të tregoj çfarë ka ndodhur. Ishte ora tre kur çuni më kërkoi 2000 lekë për një paketë. Vjen një makinë e bardhë me katër persona dhe e marrin te garazhi i Bujo Çamit. Djali im pa skenën. Gazmend Hoxha e tërhiqte zvarrë me tela me gjemba, ndërsa Kastriot Frashëri i çante mishin dhe i hidhte kripë. Çunin tim e torturonin me tela me gjemba, çengela pas shpinës. Bujo ma vrau dhe ma dogji, duhet të merren masa. Kam parë skenën nga dritarja e kunatit. Garazhi ishte hapur dhe pashë dy djemtë, Edmond Pemën dhe Arjan Avdullajn. Ishte Bujo Çami me disa të tjerë. Po i torturonin; këmbët i kishin me plumba, Bujo po i qëllonte me pistoletë dhe po i përplasnin kokë më kokë. Ishte një distancë prej dy metrash e gjysmë. Garazhi ishte në katin e parë me qepen të hapur, unë isha në katin e parë përballë, rruga i ndante, dhe dritarja e aneksit ishte përballë. Torturat i ka bërë Bujo; i përplaste kokë më kokë dhe i qëllonte me pistoletë. Dëgjova krisma, i kishin varur me çengela në shpinë dhe i përplasnin në çengel. Bujo e vrau. Kemi bërë kallëzim në polici, jam thirrur bashkë me burrin dhe nuk janë marrë masa. Kam vajtur në polici dhe më kanë ardhur në shtëpi. Kam pasur frikë se më bënin presion. Joti i Shazies, Kastriot Frashëri, më kërcënonte në shtëpi. Ne nuk kishim armë, ndërsa Bujo mbante ushtarë që i përdorte si shërbëtorë.”

Vituri Avdullaj, nëna e Arjan Avdullajt

“Në vitin 1997 banoja në lagjen ‘Donika Kastrioti’. Bujon nuk e njoh. Djali im doli nga shtëpia më 3 qershor. Para shtëpisë u vra një djalë dhe dola të kërkoj çunin tim, por nuk e gjeta. Djali vajti në spital dhe nuk e gjeti. Shkuam në degë të policisë dhe na thanë jo. Ditën tjetër e gjetëm të vrarë në Vakëf, të mbuluar me një çarçaf të bardhë. Unë nuk e pashë. Kur më vranë djalin, ika në Turqi të tretën ditë. Kishim frikë, dëgjonim shumë gjëra dhe ikëm. Për të dyzetat e djalit u ktheva, vajta në Shqipëri dhe në orën dhjetë isha te varri i djalit. Ditën tjetër, Mitat Havari më dërgoi dy policë në shtëpi dhe më thirri në zyrë pse isha larguar. Bujo ishte një nga drejtuesit e bandës. Nuk firmosa gjë në polici dhe ika në Turqi, u ktheva pas një viti. Ika në Fier me djalin e vogël sepse kisha frikë nga Beniamini, më pas më treguan që ishte i rrezikshëm sepse nuk e njihja. Më kanë dalë përpara kur kam ardhur. Mbrëmë në orën tetë e gjysmë më erdhi një person me një fëmijë të vogël dhe më thërriste Dashuri, unë nuk e pashë qartë.”

Video

Një vajzë e vogël i bie pianos në mes të aeroportit, ndërsa njëri pas tjetrit njoftohen fluturimet e anulluara. Në zhurmën e valixheve dhe zërave të lodhur, tingujt e saj sjellin qetësi — si një udhëtim zemre që nuk është kurrë vonë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova plagosi me thikë një punëtor sigurie. I dyshuari 26-vjeçar është arrestuar në banesën e tij, ndërsa i plagosuri, 34 vjeç, po merr trajtim mjekësor. Një dëshmitar ka treguar se incidenti nisi kur një mik i tij u përplas me rojet e sigurisë jashtë lokalit. Përplasja ka shkaktuar lëndime edhe tek disa persona të tjerë. Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Një vajzë e vogël i bie pianos në mes të aeroportit, ndërsa njëri pas tjetrit njoftohen fluturimet e anulluara. Në zhurmën e valixheve dhe zërave të lodhur, tingujt e saj sjellin qetësi — si një udhëtim zemre që nuk është kurrë vonë!

Në paradën e madhe të Ditës së Fitores në Baku, Azerbajxhani ka tërhequr vëmendjen me një armë të re në arsenalin e tij — topin vetëlëvizës Nora B-52NG, prodhim serb i montuar mbi platformën e fuqishme Tatra. Ky sistem artilerie, i projektuar për goditje të shpejtë dhe precize në distanca të gjata, u prezantua publikisht për herë të parë nën flamujt e Azerbajxhanit ?? dhe Serbisë ??, duke sinjalizuar një bashkëpunim të ri në fushën e industrisë ushtarake.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme