Kronika 28 January 2025, 18:21 Nga VNA

"21 janari" sot u pyet nga SPAK. Pas tragjedisë vëllai i Hekuran Dedës akuzoi njerëzit e Berishës se tentuan t'u blinin heshtjen

Ndaje në Whatsapp
"21 janari" sot u pyet nga SPAK. Pas tragjedisë vëllai i

Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej 4 viktimave të 21 janarit, dëshmoi këtë të martë në SPAK. Ai qëndroi jo më shumë se një orë përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vëllezërit e Hekuran Dedës, si edhe familjarët e 3 viktimave të tjera, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, kërkojnë drejtësi. “Kam besim se ngjarja do të zbardhet,” tha Zabit Deda teksa doli. Ai nuk dha detaje për pyetjet e hetuesve.

Por, po të kthehemi pak në kohë, familja Deda ngriti ndoshta akuzën më të rëndë në adresë të qeverisë së kohës që drejtohej nga Sali Berisha: tentativën për t’u blerë heshtjen. Zabit Deda pati deklaruar pas vrasjes së vëllait se Fatos Skeja, një personazh që njihej për lidhjet e ngushta me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, shkoi në shtëpinë e tyre, iu kërkoi të pranonin ish-kryeministrin për ngushëllim dhe iu premtoi para.

Zabit, Ilmi dhe Agim Deda më vonë depozituan edhe një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, ku kërkonin hetimin e Fatos Skejës për akuzat e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kallëzimin e depozituar asokohe në institucionin e akuzës, vëllezërit e Hekuran Dedës pretendonin se dy ditë pas tragjedisë, një mik i familjes i telefonoi dhe iu kërkoi të pranonin për kafe ngushëllimi Fatos Skejën.

Ata pretendonin se rreth orës 22:00-22:30 të mbrëmjes së 23 janarit, mbërriti në shtëpinë e tyre miku i familjes bashkë me Skejën. Sipas tyre, pasi piu kafen ngushëlluese, Skeja iu kërkoi të tre vëllezërve të dilnin bashkë me të dhe jashtë ambienteve të shtëpisë iu kërkoi të prisnin Berishën për kafe ngushëllimi. “Na kërkoi që Sali Berisha të vinte si njeri i thjeshtë, pa kamera,” pretendonin në atë kohë vëllezërit e viktimës Hekuran Deda.

Sipas tyre, Skeja iu ofroi para dhe iu garantoi se do t’ju gjente vrasësin e vëllait. Vëllezërit e Hekuran Dedës, sikurse pretenduan edhe publikisht, e refuzuan marrëveshjen që u ofroi Fatos Skeja, madje e kallëzuan edhe në prokurori, pasi pretendonin se ai kishte dijeni për krimin. Megjithatë, hetimet asokohe nuk dhanë asnjë rezultat.

Pikërisht këtë moment duket se po heton SPAK. Prokurorët kanë thirrur vëllezërit e Hekuran Dedës, pavarësisht se burimet janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje të mëtejshme. Dosja “21 Janari” u rihap pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që vendosi se kompetente për hetimin e saj është Prokuroria e Posaçme. Për momentin, SPAK është fokusuar për të identifikuar se kush dha urdhrin të qëllohet mbi protestuesit. Familjarët e Aleks Nikës akuzojnë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

21 janari vijon të mbetet një ngjarje e pasqaruar plotësisht, ndërsa fijet e drejtësisë dhe politikës janë mpleksur vazhdimisht, duke penguar prokurorinë dhe gjykatën t’i japin përgjigje dhe zgjidhje përfundimtare një prej ngjarjeve më të rënda të tranzicionit të zgjatur të politikës shqiptare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme