Kronika 27 January 2025, 23:33 Nga VNA

Flet babai i 3-vjeçarit të dhunuar nga edukatorja: Kur ma tregoi djali më kapi nga dora

Ndaje në Whatsapp
Flet babai i 3-vjeçarit të dhunuar nga edukatorja: Kur ma tregoi

Lorenc Rapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion”. Gjatë rrëfimit të tij, Rapa thotë se ngjarjen ia ka rrëfyer i biri i tij, i cili ju ka thënë prindërve se edukatorja “e ka kapur tek dora”.

Lorenc Rapa: Historinë tek kopshti në Astir, arrita ta kuptoj me nusen time Prej muajit Shtator e kisha çuar tek ai kopshti. E konsideroja të mirë sepse para këtij kopshti, të njëjtën situatë kisha në një kopsht tjetër, por jo kaq dramatike. E kaluam atë situatë me sukses, nuk u bë mediatike, e zgjidhëm.

E çova tek ky kopshti për të qenë më të sigurtë. Kemi folur me drejtoreshën e kopshtit, i kemi thënë që “djalin e kemi pikën e dobët, të angazhohet me fëmijët, të kalojë një pjesë kohë vetëm të mos keqtrajtohet” sepse kisha ngelur i traumatizuar nga rasti i parë.

Vazhdon nga muaji Shtator deri më 20 Janar, kur Rudina Gerdani e dhunon Priamin. Ai na tregoi vetë në darkë duke na thënë “më kapi Rudi tek dora”. I shkruaj drejtoreshës, e marr në telefon, nuk u përgjigj. Më shkruan mesazh dhe i thashë që shpresoj të mos jetë e vërtetë situata që po më thotë Priami.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme