Kronika 27 January 2025, 12:20 Nga VNA

Tjetërsim pronash/ GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

Ndaje në Whatsapp
Tjetërsim pronash/ GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo

Në Gjykatën e Posaçme nisi procesi për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë. Goro, tha se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes Ols Dado theksoi në seancë se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjykata pranoi kërkesën e Goros për gjykim të shkurtuar.

Bashkë me Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho.

Ish-kreu i kadastres Vlore Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për këtë arsye gjykata vendosi ndarjen e çështjes.

Seancën e radhës pritet shpallja e pretencës për Ish-kryebashkiakun dhe të pandehurit e tjerë.

Goro akuzohet se shpërdoroi detyrën në lidhje me pronën ku Artan Gaçi ka nisur investimin strategjik.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme