Kronika 26 January 2025, 16:11 Nga VNA

Vrasja e Lulzim Vishës, policia në kërkim të Ervis Lamit. Skeda kriminale e të shumëkërkuarit, nga rrëmbimet në Sarandë tek....

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Lulzim Vishës, policia në kërkim të Ervis Lamit.

Policia vijon kërkimet për kapjen e Lamit, pasi dyshohet se organizator i vrasjes së  Lulzim Vishës 48-vjeçar në Zall Mner tri ditë më parë.

Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen edhe Eduart Lamin, djalin e xhaxhait të Ervis Lamit. Sipas hetuesve krimi dyshohet të ketë motive pronësie, pasi mes Ervis Lamit dhe Vishës kishte përplasje të forta për një sipërfaqe të madhe prone që e pretendonin të dy. Megjithatë, hetuesit janë duke verefikuar edhe pista të tjera, sic është ajo e gjakmarrjes, pasi Besnik Visha, vëllai i viktimës Lulzim Visha kishte vrarë në 1997 Refik Domin dhe familjet asnjëherë nuk ishin pajtuar.

Por dalja në skenë e emrit të Ervis Lamit, në shtëpinë e të cilit pas vrasjes u gjet një armë me silenciator, duket se e ndryshon tërësisht rrjedhën e ngjarjes. Ervis Lami, është i skeduar për krime të rënda. Ai jo vetëm ndihmoi të dënuarin me burgim të përjetshëm Admir Tafili të arratisej nga burgu i Drenovës, por pas asaj ngjarje, dyshohet të jetë përfshirë në krime të rënda. Hetuesit dyshojnë se ai është njeriu që është i përfshirë në rrëmbimin e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit në Sarandë. Lami dyshohet se lidhje e Eldjan Allushit, që dyshohet të ketë urdhëruar rrëmbimin e më pas dyshohet dhe vrasjen e tyre. Ai dyshohet të jetë përfshirë edhe në rrëmbime të tjera, të cilat nëse vendos ti rrëfejë mund të implikojnë në krime personazhe të rëndësishme të botës së krimit, por jo vetëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme