Kronika 25 January 2025, 15:25 Nga VNA

Iu gjetën rreth 25 kg drogë dhe kallashnikov gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen dy vëllezërit në Mirditë

Ndaje në Whatsapp
Iu gjetën rreth 25 kg drogë dhe kallashnikov gjatë kontrolleve

Policia ka arrestuar 2 vëllezër në Mirditë pasi gjatë kontrolleve në banesë e magazinë iu gjetën drogë, armë dhe radiomarrëse si të policisë.

Në pranga kanë rënë vëllezërti me inciale  I. D., 40-vjeç dhe  ⁠P. D., 45-vjeç, banues në fshatin Kullaxhi.

Nga kontrolli në magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  tre thasë me kanabis në formë boçeje gjithsej 24.5 kilogramë.

Ndërsa nga kontrolli në banesë dhe territorin  banesës u gjetën dy armë zjarri ( kallashnikov e pushkë), 4 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 shkop gome, 1 shkop bejzbolli, 1297 fishekë luftarak dhe 17 fishekë çifteje.

Armët e zjarrit do dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore për të parë nëse janë përdorur më parë për kryerje të veprave penale kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double Strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale  të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Lezhë  dhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë.

Sekuestrohen drogë, armë  zjarri e gjahu, municion luftarak, radio si të policisë e sende të tjera të kundraligjshme.

Në kuadër të  kontrolleve dhe patrullimeve të pandërprera në të gjithë territorin e rrethit Mirditë  me fokus parandalimin, evidentimin  e armëmbajtjes pa leje dhe të lëndëve narkotike,  si dhe bazuar në inteligjencën policore se dy vëllezër në fshatin Kullaxhi, Mirditë ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit si dhe mbanin armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë  organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Double Strike”.

Gjatë operacionit, në fshatin Kullaxhi, Mirditë, me mbështetjen dhe të Forcës  Operacionale të DVP Lezhë  dhe  Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë,  u ushtrua kontroll në magazinën dhe  banesën në pronësi të vëllezërve   I. D dhe P. D.

Nga kontrolli në magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  tre thasë me kanabis në formë boçeje gjithsej 24.5 kilogramë.

Ndërsa nga kontrolli në banesë dhe territorin  banesës u gjetën dy armë zjarri ( kallashnikov e pushkë), 4 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 shkop gome, 1 shkop bejzbolli, 1297 fishekë luftarak dhe 17 fishekë çifteje.

Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 vëllezërve  I. D., 40-vjeç dhe  ⁠P. D., 45-vjeç, banues në fshatin Kullaxhi, Mirditë.

Armët e zjarrit do dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore për të parë nëse janë përdorur më parë për kryerje të veprave penale kundër personit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Fshehja e të ardhurave”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”,  kryer në bashkëpunim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme