Kronika 24 January 2025, 18:40 Nga VNA

Edukatorja në kërkim pas dhunës ndaj 3-vjeçarit/ Policia arreston bashkëshortin e saj, kërcënoi babain e fëmijës

Ndaje në Whatsapp
Edukatorja në kërkim pas dhunës ndaj 3-vjeçarit/ Policia

Policia e kryeqytetit njoftoi ditën e djeshme se kishte shpallur në kërkim një 46-vjeçare, edukatore në një kopësht privat në zonën e Astirit, pasi ishte denoncuar nga babai i një prej fëmijëve për dhunë ndaj të miturit.

Blutë njoftojnë se ka nisur procedim penal për bashkëshortin e 46-vjeçares, e cila ende nuk është lokalizuar, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit babanë e 3-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, njofton policia.

Pamjet e rënda u publikuan ditën e djeshme ku edukatorja qëllonte me shpullë të miturin, ngjarje që kishte ndodhur më shumë se një herë.

Mësohet se pas ngajrjes, 46-vjeçarja ishte pushuar nga puna nga pronari i kopshtit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme