Kronika 24 Janar 2025, 15:04 Nga VNA

GJKKO shpall fajtor kreun e Bashkisë Rogozhinë për korrupsion/ Dënohet me 1 vit burg

Ndaje në Whatsapp
GJKKO shpall fajtor kreun e Bashkisë Rogozhinë për korrupsion/

Gjykata e Posaçme vendosi të deklarojë fajtor Edison Memollën për akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe dënojë atë me 1 vit burgim dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Kryebashkiaku Memolla deklaroi se do të presë zbardhjen e vemdimit dhe më pas do të vendosë sesi do të veprojë, pa iu përgjigjur pyetjes nëse do të japë doreheqjen nga detyra.

GJKKO gjeti fajtor edhe të pandehurit e tjerë. Ndriçim Tafxhata u dënua me 1 vut burgim po për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Blerim Xhamani u dënua me 1 vit për korrupsion në zgjedhje e falsifikim dokumentash. Isuf Tosku u dënua me 8 muaj burg për falsifikim dhe ky dënim iu pezullua në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Njoftimi

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur

pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale, që i përket

procedimit penal nr. 57, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Edison Memolla,

Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku”

.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Erjon Bani dhe Elsa

Ulliri, me vendimin Nr. 8, datë 24.01.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Memolla për kryerjen e veprës penale

“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328

dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg

të sigurisë së zakonshme.

3. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione

publike për të pandehurin Edison Memolla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Tafxhafa për kryerjen e veprës penale

“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 të K.Penal dhe dënimin

e tij me 1 (një) vit burgim.

5. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg

të sigurisë së zakonshme.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xhamani për kryerjen e veprës penale

“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328

dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xhamani, për kryerjen e veprës penale

“ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186,

paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

8. Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimisht

të të pandehurit Blerim Xhamani me 1 (një) vit burgim.

9. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg

të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Isuf Tosku, për kryerjen e veprës penale

“ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186,

paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

11. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim

për të pandehurin Isuf Tosku dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 1

(një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos

kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë

kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

12. Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, provat materiale sipas urdhërit për

bashkimin e provës materiale me fashikullin e gjykimit të datës 27.10.2023,

konkretisht aparatet celularë të sekuestruar shtetasve Blerim Xhamani dhe H.D

t’u kthehen këtyre të fundit, ndërsa provat e tjera materiale të mbeten pjesë e

dosjes.

13. Shpenzimet procedurale gjatë fazës hetimore si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas

formularit bashkëlidhur, në ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.

14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke

filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.

Tiranë, më datë 24.01.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme