Kronika 23 January 2025, 23:40 Nga VNA

Xama zbardh skandalin e Kurum: Eksportoi mbi 20 mijë ton mbetje të rrezikshme, autoritetet heshtën

Ndaje në Whatsapp
Xama zbardh skandalin e Kurum: Eksportoi mbi 20 mijë ton mbetje të

Gazetarja Ola Xama në emisionin "Të Paekspozuarit", bëri një denoncim të rëndësishëm në lidhje me aktivitetin e kompanisë "Kurum" dhe eksportimin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria. Ajo deklaroi se që nga viti 2020, kompania ka eksportuar jashtë vendit të paktën 20 mijë ton mbetje të rrezikshme, një rritje e madhe nga 2800 ton që ishin raportuar më parë dhe ky veprim është bërë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare, por sipas saj, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

“Nuk ka interes sot që të invesojnë në industrinë metalurgjike për shkak të kostove të larta të filtrave për hiret që prodhon kjo industri. Por vende të botës së tretë siç shihet Shqipëria, apo Tajlanda ku mbetjet hidhen dhe nuk trajtohen shihen nga kompani të ngjashme si Kurum që arrijnë të korruptojnë edhe autoritetet, pozitën dhe opozitën dhe mediat dhe askush nuk flet dhe nuk ka ndonjë sinjal nga organizatat ndëkrombëtare, bëhet sikur hetohet.

Unë do të thoja mirë që kemi disa media të pavarura dhe disa gazetarë që mund të flitet për këtë temë se është tabu kudo.

Kompania “Kurum” ka arritur që të eksportojë në shkelje të të drejtave ndërkombëtare dhe kombëtare 20 mijë ton mbetje.

Pra, ishin 2800, u bën 20 mijë mbetje nga viti 2002 deri ne fund të vitit 2024. Pra, këtu asgjë nuk ndodh, askush nuk reagon”- tha Xama.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme