Kronika 23 January 2025, 13:46 Nga VNA

Beqja si Berisha/ Akuzon Gjykatën e Posaçme se është nën ndikimin e politikës dhe Albana Vokshit

Ndaje në Whatsapp
Beqja si Berisha/ Akuzon Gjykatën e Posaçme se është

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po përballet me drejtësinë për aferën e sterilizimit, shënjestroi Gjykatën e Posaçme si të kapur politikisht dhe deklaroi se vendimet e saj i duartroket Sali Berisha e Albana Vokshi.

“Ndikimi është dukshëm politik, konformist, personal dhe shoqëror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mbështetur akuzat e tyre politike,” deklaroi Beqaj.

Në fakt, është për t’u çuditur se si ish-ministri i Ramës sulmon politikisht Gjykatën e Posaçme, ndërkohë që e njëjta gjykatë ka dhënë vendime të kontestuara publikisht edhe nga Sali Berisha. Madje, Albana Vokshi, që Beqaj përmendi sot në gjykatë, është një nga protestueset e rregullta në mitingjet që Sali Berisha thërret para derës së SPAK.

Me gjasë, mbrojtja juridike tashmë ia ka lënë vendin akuzave politike ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme si e vetmja mënyrë për të sajuar alibi përballë akuzave të drejtësisë.

Nëse SPAK apo Gjykata e Posaçme janë nën ndikimin e Sali Berishës, normalisht ai dhe familja e tij do të ishin të amnistuar nga drejtësia. Gjë që do të ndodhte nëse do të ishin edhe nën ndikimin e Edi Ramës. Akuzat e ndërsjella politike të PS-së dhe PD-së ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme qartë tregojnë pafuqinë e të akuzuarve për korrupsion (dhe jo vetëm), që në ditën e keqe të tyre thërrasin në ndihmë politikën dhe jo drejtësinë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme