Kronika 22 Janar 2025, 20:57 Nga VNA

Masakra në Dobraç/ Atentati mund të jetë kryer nga Izmir Sakica dhe grupi i tij, në cilat lokacione zhvilloi kontrolle policia

Ndaje në Whatsapp
Masakra në Dobraç/ Atentati mund të jetë kryer nga Izmir

Emisioni Në Shënjestër

Nëse gjithmonë do i besojmë faktit që ata u qëlluan nga makina ‘Land Rover’ e njëjta me të cilin vetë njëri prej tyre kishte përdorur apo udhëtuar disa muaj para se të ekzekutohej, dhe nëse po, si përfundoi kjo makinë në duart e rivalëve të Licëve dhe Bushatëve?

A e përdorën ata këtë makinë me qëllim që të mos identifikoheshin si të tillë nga shënjestrat e tyre dhe këta të fundit të besonin se në këtë makinë ishin njerëzit e tyre? Një plan i mirëmenduar nga autorët nëse do të ishte i tillë dhe fatal për viktimat që deri në momentin e fundit duhet të kenë besuar të kundërtën derisa tytat e armëve kanë dalë nga xhamat e makinës ‘Land Rover’ dhe kanë qëlluar pa pushim mbi ta, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e sistemit TIMS Portal e-gjoba mjeti me targa AB 666 KP me të cilin viktimat po udhëtonin në momentin kur ranë në pritë,  rezulton të jetë në pronësi të Arlind Bushatit.

Por kush ishin të interesuar të qëllonin mbi Arlind Bushatin dhe Hamza Licin? A ishte kjo një mundësi e artë për t’i eleminuar ata të dy së bashku, gjë që u arrit, apo objektivi fillimisht ishte vetëm njëri prej tyre? Pse grupi hetues beson sot se pas këtij eleminimi të dyfishtë, por që mori edhe dy jetë të tjera të pafajshme, fshihet Izmir Sakica dhe grupi i tij.

Kush është Izmir Sakica dhe çfarë përfaqëson ai për krimin në qytetin e Shkodrës?  Dhe cilat janë lidhjet e tij, apo aleancat me grupet e tjera kriminale në Shkodër?

Zbulimet e Hetimeve

Bazuar në të dhënat e marra në rrugë operative, dyshohet se vepra penale mund të jetë kryer nga Izmir Sakica dhe grupi i tij.

Për këtë shkak policia kontrolloi jo vetëm shtëpinë e Sakicajt, por edhe të miqve të tij, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, Franko Leka dhe Samet Halluni, por asnjë prej të dyshuarve nuk u gjet në shtëpi.

Por nëse Izmir Sakicaj është kreu i togës së pushkatimit në Masakrën e fshatit Dobraç, cila është ajo e dhënë që e ka bërë grupin hetues të ngrejë dyshimin e arsyeshëm se është ai gishti që shkrepi armët në eleminimin e Bushatit dhe Licit.

Cila është ajo telefonatë që tradhtoi nëse mund të thuhet kështu Izmir Sakicajn, vetëm pak momente pasi në Dobraç ishte konsumuar krimi i përbindshëm? Dyshime që hetuesit i bazojnë mbi një telefonatë që Izmir Sakicaj ka kryer në adresë të një personi të paidentifikuar, ku ai dëgjohet të thotë ‘e hoqa Hard Diskun’.

Izmir Sakicaj, ka marrë në telefon një person të paidentifikuar, i cili nuk e ka hapur telefonin.  Por nga përgjimet ambientale është dëgjuar të thotë se ‘e hoqa hard diskun’. Përgjime të cilat kanë ngritur dyshime të forta se Izmir Sakicaj është një ndër ekzekutorët e ngjarjes në fjalë.

Izmir Sakicaj dhe anëtarët e grupit të tij kriminal, nuk kanë qenë të vetmit të dyshuar ndaj të cilëve policia ushtroi kontroll pas atentatit me katër humbje jete në fshatin Dobraç.

Një nga familjet, banesat e të cilave u kontrolluan ishte edhe ajo e Bajrave në Dobraç, një zonë e kontrolluar prej tyre.

Bajrat që siç dihet janë një fis i njohur në Shkodër për lidhjet kriminale, pushtetin dhe aleancat shpesh fluide.  Që prej kohësh janë në një konflikt të hapur me Licët, me të cilët dikur ishin miq për kokë, por që një vrasje e ndodhur vite më parë në familje ndryshoi njëherë e mirë kursin e miqësisë midis tyre, duke i kthyer sot në armiq të përbetuar.

Dosja Hetimore

Gjatë hetimeve, njëkohësisht është ushtruar kontroll edhe në banesat e shtetasve Edmond Sakicaj, N.Troshani, Sokol Kajoshi, Gjergj Leka, Ilir dhe Enver Bajri, Enis Bushati, si edhe në atë të Mustafa Lika (Sanxhak Laç), ddërsa u janë marrë faktorët plotësues të qitjes shtetasve Enver, Safet dhe Sead Bajri, Arjet Rustemi, Zamir Cacani dhe Elton Gogaj.

 

Video

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme