Kronika 21 January 2025, 22:49 Nga VNA

Protesta e 21 janarit me 4 viktima/ Gazetarja Lala: Ka vetëm një mundësi sesi mund të zbardhet ngjarja

Ndaje në Whatsapp
Protesta e 21 janarit me 4 viktima/ Gazetarja Lala: Ka vetëm një

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me dosjen e 21 janarit, e cila tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.

E ftuar në studion e emisionit “Open”, gazetarja tha se për 14 vite është bërë ping pong me këtë dosje.

Ajo u shpreh se “nuk amnistohet vrasja, fajtor kryesor janë ata që kanë dhënë urdhër”.

Sipas Lalës, kjo ngjarja mund të zbardhet vetëm nëse SPAK arrin të sigurojë të gjithë serverin me komunikimet mes palëve.

“Kanë dalë disa fragmente të komunikimeve në radio të punonjësve të gardës. Nëse SPAK arrin të sigurojë të gjithë serverin apo të gjitha komunikimet mes palëve, mund të jetë afër zbardhjes së ngjarjes, por besoj kjo mbetet vetëm nëse dikush brenda llojit i ka ruajtur, pra një “i penduar” apo  një partner ndërkombëtar. Nuk ka asnjë mundësi tjetër”, tha Lala.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme