Kronika 21 January 2025, 16:10 Nga VNA

"Metamorfoza," Behar Bajri: Dua gjyq me dyer të mbyllura, më kanë paragjykuar. Gjykata rrëzon kërkesën

Ndaje në Whatsapp
"Metamorfoza," Behar Bajri: Dua gjyq me dyer të mbyllura, më

Behar Bajri Brajovic, një prej anëtarëve të grupit kriminal Bajri, i arrestuar në kuadër të dosjes "Metamorfoza," i kërkoi Gjykatës së Posaçme që procesi ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë të zhvillohej me dyer të mbyllura. “Më kanë paragjykuar, ndaj dua proces me dyer të mbyllura,” tha Behar Bajri.

Por SPAK e kundërshtoi këtë kërkesë, duke deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për zhvillimin e procesit me dyer të mbyllura. Gjykata më pas e rrëzoi kërkesën e të pandehurit.

Procesi për dosjen "Metamorfoza" është ende në fazën fillestare. Në seancën e së hënës mungonin të pandehurit Pëllumb Gjoka, biznesmen dhe investitor strategjik; Xhevahir Lita, ish-drejtues i prokurorisë së Kukësit; dhe Asmer Bilali. Ndërsa në proces ishin të pranishëm të pandehurit Behar Bajri, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri.

Për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës, procesi u shty për një datë tjetër. Të pandehurit e dosjes "Metamorfoza" akuzohen për vrasje, krijim të kushteve për të kryer vrasje, si dhe akuza të tjera. Grupi kriminal u godit pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC.

Pëllumb Gjoka ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të komunikimeve, por kërkesa u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme