Kronika 20 January 2025, 15:51 Nga VNA

Altin Dumani: Hetime intensive për "21 Janarin" dhe strategji të re për krimet zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani: Hetime intensive për "21 Janarin" dhe strategji

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një takim informues me gazetarët që mbulojnë çështjet e drejtësisë, ku foli edhe për hetimet lidhur me dosjen “21 Janari”, duke pasur parasysh se nesër mbushen 14 vite nga vrasja e katër qytetarëve përpara Kryeministrisë gjatë demonstratës së opozitës së asaj kohe. Dumani deklaroi se për këtë çështje po kryhen hetime intensive.

“Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete, pasi e tillë është dinamika, që sjell nevojën për veprime të përditshme,” theksoi ai.

I pyetur për hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Dumani tha se nuk mund të japë detaje, por shtoi se kontrollet janë një mjet për kërkimin e provave, duke shmangur komente të mëtejshme për këtë çështje, e cila është ndër më sensitive të momentit.

Gjatë takimit, kryeprokurori i SPAK deklaroi se strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore është pothuajse përfunduar dhe pritet miratimi i saj. “Strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore thuajse ka përfunduar dhe pritet miratimi. Është menduar gjithashtu edhe një plan veprimi,” tha Dumani.

Në lidhje me akuzat e adresuara nga figura politike, kryesisht nga krerët e opozitës, z. Berisha dhe z. Meta, Altin Dumani deklaroi se ka vendosur të mos bëjë asnjë koment rreth tyre.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme