Kronika 19 Janar 2025, 17:29 Nga VNA

Emrat/ Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohen 12 persona! E pësojnë dhe dy efektivë policie

Ndaje në Whatsapp
Emrat/ Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohen 12 persona! E

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia në Gjirokastër, duke vënë në pranga 12 persona nën akuzat për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie  “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se u ekzekutuan masat e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:

Herolind Haskaj, 38 vjeç;

Dorian Osmani, 38 vjeç

Kevin Gega, 26 vjeç,

Bledar Caka, 42 vjeç,

Redon Gjini, 33 vjeç,

Elidon Tocka, 35 vjeçm

Ilia Koçollari, 49 vjeç,

Eno Dulaj, 22 vjeç,

Ervis Çelo, 36 vjeç.

Si dhe për shtetasin Thoma Karanxha, 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Elvin Norra, 25 vjeç dhe Mario Feruni, 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit me iniciale L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

DVP Gjirokastër/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antidrogë të koduar “Andromeda”.

Shkon në 17 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Operacioni, si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH  nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm  Gjirokastër.

Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie  “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.

Në vijim të hetimit të kryer me metoda proaktive në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me  Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, u ekzekutuan masat e sigurisë  “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:

– Herolind Haskaj, 38 vjeç, Dorian Osmani, 38 vjeç, Kevin Gega, 26 vjeç, Bledar Caka, 42 vjeç, Redon Gjini, 33 vjeç,  dhe Elidon Tocka, 35 vjeç,  banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

-Ilia Koçollari, 49 vjeç, Eno Dulaj, 22 vjeç, Ervis Çelo, 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Si dhe për shtetasin Thoma Karanxha, 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Elvin Norra, 25 vjeç dhe Mario Feruni, 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP,  u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të  veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme