Kronika 19 January 2025, 13:00 Nga VNA

I dyshuar për disa vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
I dyshuar për disa vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet

Një 21 vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet për vjedhje të përsëritura dhe posedim të armëve pa leje.

I riu Luis Gjergji ra në pranga pas informacioneve se vidhte pjesë makinash në mënyrë të përsëritur.

Në kuadër të operacionit ‘Përsëritësi’, policia ushtroi kontrolle edhe në banesën e 21-vjeçarit, së cilës iu gjet një armë zjarri me mulli. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Vodhi aksesorë të makinës dhe pjesë të ndryshme tek i njëjti automjet në periudha të ndryshme, arrestohet 21-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti një armë zjarri  pistoletë me mulli dhe pjesët e vjedhura në automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi”  si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L.Gj, 21 vjeç, banues në Laç.

Në kuadër të operacionit gjatë kontrollit të  ushtruar  në banesën e këtij shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pjesët e vjedhura dhe një armë zjarri pistoletë me mulli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme