Kronika 19 January 2025, 12:52 Nga VNA

Masakra e Don Boskos, ku u vra banakierja Mimoza Paja prokuroria pezullon hetimet. Apeli kthen për rigjykim mikun e Ervis Martinaj

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Don Boskos, ku u vra banakierja Mimoza Paja prokuroria pezullon

Prokuroria e Tiranës ka pezulluar hetimet per masakrën e Don Boskos ku gjatë sulmit me armë mbi lokalin e Fation Muratit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja. Prokurorët nuk gjeten prova për autorët e masakrës dhe për këtë arsye ja kthyen policisë për hetime të mëtejshme. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria pati marrë të pandehur Nikollë Sherrnikun, lidhje shoqerore e Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh, ndaj të cilit rëndon akuza krijim të kushteve për të kryer vrasje. Sherrniku sipas prokurorisë vodhi në Gjermani targën që iu vendos automjetit që u përdor në vrasje.

Sherrniku u dënua në shkallë të parë por Apeli e ka kthyer çështjen për rigjykim. Masakra e Don Boskos dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje. Fation Murati ka qenë i shpallur në kërkim policor për atentatin mafioz ndaj Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij Dikler Vata e Besmir Hoxha. Brilant Martinaj është kushëri i Ervis Martinaj

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme