Kronika 18 January 2025, 23:45 Nga VNA

Deklarata e ministrit Hoxha/ Motra e Egli Progës: S'mund të tallesh me vëllain tim

Ndaje në Whatsapp
Deklarata e ministrit Hoxha/ Motra e Egli Progës: S'mund të

Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u vra disa muaj më parë në qytetin e Pogradecit, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili tha se vrasja e Progës u tentua të manipulohej.

Jonida Proga ka akuzuar ministrin dhe institucionet që ai drejton për dështimin në kapjen e autorëve të krimit dhe për përpjekjet për të fshehur ngjarjen.

Ajo ka deklaruar: “Vëllai im u masakrua nga një bandë gjobëvënësish me lidhje në polici dhe drejtësi. Policia jote dështoi të kapte në flagrancë kriminelët, nuk izoloi vendin e ngjarjes dhe la autorët të zhduknin provat.” Ajo e përfundon reagimin e saj me një pyetje: “Si mund të mbrosh një strukturë që lejonte krimin të ndodhte live në sytë e saj?”

Statusi i plotë

Dy fjalë për Ministrin e Brendshëm

Ti, Ervin Hoxha, që përdhos “ngjarjen e Pogradecit” bashkë me vëllanë tim, lexo dy fjalë nga

motra e Egli Progës, që vajton çdo ditë për të. Që kërkon drejtësi!

Ti, Ervin Hoxha, ministër me ofiqe shteti s’mund të

tallesh me vëllanë tim nën dhe, sikur ai nuk u vra nga një bandë kriminelësh, sikur Egli nuk u

masakrua nga një bandë gjobëvënësish, nga një bandë me lidhje në polici, nga disa banditë me

lidhje në drejtësi, me njerëz deri lart në qeveri.

Policia jote dhe e Rrumbullakut përdhosi kujtimin e vëllait tim në gusht, kur shtrembëroi dhe

fshehu faktet. Ti, me paturpësi të pajustifikueshme, shkruan dhe e bën përsëri sot.

Policia jote nuk i kapi kriminelët Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan

Shkulaku kur masakruan vëllanë tim. I la të lirë të iknin.

Policia jote nuk izoloi vendin e ngjarjes, por i la që provat të pastroheshin dhe zhdukeshin

bashkë me to edhe autorët deri pas mesnate, kur u dorëzuan vetë me negociatorë ‘nga lart’.

Policia jote nuk e gjeti maskarain Denis Meçe derisa atij i doli gjumi dhe e dorëzoi në polici daja

i tij, maskarai tjetër me lidhje politike. Valter Gora quhet, a e njeh?

Policia jote (të paktën njëri inspektor policie) e Pogradecit është e akuzuar nga prokuroria për atë

që ti e quan “dallgë e madhe dezinformimi”. Unë do akuzoj më shumë se një polic, shumë shpejt.

Policia jote dështoi në mënyrë të turpshme për kapjen në flagrancë të kriminelëve kur kjo u pa

live në TV (si iku me makinën e krimit në sy të policëve Arjan Manellari?), ndërsa ti tentove

atëherë dhe vazhdon sot të njëjtin avaz mashtrimi.

A mos po tenton të ushtrosh ndikim të paligjshëm me këtë deklaratë ndaj atyre që po bëjnë

hetimin ti, Ervin Hoxha?

Një vrasje që ndodhi në sy të Policisë që ti mbron, është një vrasje që të implikon ty nëse nuk

bën kthesë ligjore për të bashkëpunuar me prokurorinë dhe nuk bën kthesë publike për t’i

kërkuar falje të gjithëve për këtë dezinformim të poshtër. Ata ishin një bandë gjobëvënësish që

pogradecarët kanë frikë të tregojnë vetëm se ti dhe shokët e tu i mbroni me këto deklarata të

ngrohta për ata.

Ty dhe Rrumbullakut që mendon se shpëtoi nga deklarata e datës 14 gusht, duke ikur fare nga

Policia, ju siguroj se të gjithë ata që vranë vëllanë tim, katër janë në burg dhe të gjithë të tjerët që

ndihmuan në vrasjen e tij me fshehjen e provave dhe që e dhunuan kujtimin e tij pas vdekjes, nuk

do kenë paqe për sa kohë unë jam e gjallë.

Në fund, kam një pyetje për ty si njeri e jo si ministër. Nëse një njeri shumë i dashur, do të masakrohej në një lokal nga katër banditë, çfarë do bëje, nëse ata nuk do kapeshin

nga Policia, por do liheshin të iknin live nga vendi i krimit?

Nëse ti nuk vendos të përgjigjesh, do të përgjigjem unë pa vonesë ligjërisht.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme