Kronika 17 January 2025, 14:23 Nga VNA

Arrestohet një 27 vjeçar në Kamëz

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet një 27 vjeçar në Kamëz

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kamzës, pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me pistoletë në ajër, pas një konflikti të çastit. Sipas policisë i riu është me precedent të mëparshëm penalë për mashtrim. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besëlidhja”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Moment”, për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit”, njofton Policia. Policia thekson se 27-vjeçari dyshohet se “pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme