Kronika 16 January 2025, 23:20 Nga VNA

Arrestimi i djalit të Samir Manes/ Xama: Mjaftonte vetëm akuza e kundërshtimit të policit që Prokuroria ta quante ndalimin të ligjshëm

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i djalit të Samir Manes/ Xama: Mjaftonte vetëm akuza e

Gazetarja Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për ngjarjen e rëndë ku një polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e biznesmenit Samir Mane, u hodh nga lartësia. Xama tha se testi i alkoolit tregoi se 28-vjeçari ishte në gjendje të dehur, por materiali që është dërguar në Prokurori përfshin vetëm akuzat për largimin nga vendi i aksidentit dhe mosbindjen ndaj urdhrit të policisë.

Ndërsa për vendimin e Prokurorisë që e shpalli arrestimin e pligjshëm, gazetarja thotë se mjafton vetëm akuza e kundërshtimit të puonjësit të policisë që ndalimi të jetë i ligjshëm.

“Në njoftimin e policisë thuhet se ‘M.M 28 vjeç, është arrestuar pasi në rrugën “Xhorxh Bush” duke drejtuar automjetin ka përplasur dy automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit’. Pra e ke një vepër penale që është largim nga vendi i aksidentit. ‘Disa metra më tej pas ndalimit të punonjësit të policisë 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkolit’, pra sërish kemi kundërshtim të forcave të policisë. ‘Nga i cili rezultoi në gjendje të dehur’, pra, te njoftimi thuhet që është bërë testi. Ndërkoh tek materialet që janë dërguar në Prokurorinë e e rrethit gjyqsor Tiranë thuhet që për veprën penale ‘largim nga vendi i aksidentit dhe mos bindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë’. Pra, është referuar vetëm për këto të dyja. Tani, në momentin që kundërshtohet polici, nuk mund të arrestohesh?!” – u shpreh gazetarja.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme