Kronika 16 January 2025, 10:21 Nga VNA

Ekstradohet nga Italia shtetasi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Italia shtetasi i dënuar me burgim të

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses ekstradimin nga Italia të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Mirditës për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ekstradimi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës, Interpol Romës, Policisë italiane dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të sigurisë.

Shtetasi Lesi ishte kapur në prill të vitit 2024, gjatë një operacioni policor ndërkombëtar të koduar “Verdikti”, në Itali. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në Shqipëri, Policinë e Materas dhe institucione të tjera italiane, duke siguruar informacion të saktë dhe koordinim të efektshëm mes palëve.

Ngjarja për të cilën është dënuar shtetasi Gjovalin Lesi ndodhi në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ai vrau me armë zjarri kallashnikov motrën dhe bashkëshortin e saj.

Policia e Shtetit rithekson angazhimin për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme