Kronika 15 January 2025, 10:21 Nga VNA

Ekzekutimi i Kristian Markut, lëvizte me makinë me qira. Xhaxhai: Ruhej për jetën, jemi në konflikt me....

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Kristian Markut, lëvizte me makinë me qira. Xhaxhai:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e Kristian Markut alias Kristi Bardhit në autostradën Levan-Vlorë. 10 ditë para se të ekzekutohej ai kishte marrë makinë me qira. Fillimisht e kishte marrë për 3 ditë dhe më pas kishte vendosur ta mbante dhe disa ditë të tjera, sipas dëshmisë së pronarit të pikës së makinave me qira. Me këtë automjet ai ka udhëtuar drejt Rrëshenit dhe prej andej në Tiranë bashkë me bashkëshorten, ku ka qëndruar në një banesë të marrë me qira ditore. Ditën e vrasjes i ka thënë gruas se do te udhëtonte drejt Vlorës, por pa dhënë detaje se për çfarë arsye apo kë do të takonte. Në mbrëmje ai u ekzekutua. Xhaxhai i Kristian Markut i tha policisë se nipi ruhej pasi kishte frikë për jetën. Ai ka deklaruar se i vetmi konflikt që ata kishin ishte ai me familjen Reçi në Rreshën.

Kristian Marku u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të fshatit Novoselë. Autorët dyshohet se kanë informacion të saktë për lëvizjet e tij për shkak se targat që përdorën në vrasje i kishin vjedhur një ditë më parë në Vlorë, makinës së një oficeri policie. Ata e dogjën makinën pas krimit, por brenda automjetit nuk u gjetën armët me të cilat qëlluan Markun.

Kristian Marku është nipi i Martin Bardhit alias Markut që u ekzekutua në Rrëshen pak ditë pasi ishte liruar nga burgu pasi dyshohej për një atentat të dështuar ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit që u ekzekutua me snajper në mes të Rrëshenit.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme